Varhej: Maqedonia e Veriut dhe Greqia tejkaluan problemin, presim që Bullgaria ta bëj të njëjtën gjë

Eurokomisari për Zgjerim në BE, Oliver Varhej në video-mesazhin e tij në “Forumin për Dialog të Presëpës” tha se shpreson që të gjendet zgjidhje për kontestin Shkup-Sofje, ashtu siç u gjet zgjidhje me kontestin që kishte Greqia me Maqedoninë e Veriut.

Marketing

“Sot derisa festojmë 4 vjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës , është e rëndësishme të nënvizojmë/theksojmë se si Greqia dhe Maqedonia e Veriut kanë mundur të tejkalojnë problemin e tyre dhe të zgjidhin atë me një marrëveshje të përbashkët, presim që Bullgaria të bëj përpjekje dhe të bëj të njëjtën gjë. Jam i sigurt që diskutimi i sotshëm do të ofrojë shumë ide se si të ecim përpara së bashku”.