Eurokomesari për Zgjerim, Oliver Varheji ka dërguar porosi deri te Maqedonia e Veriut, që sa më shpejtë të zgjidhë kontestin me Bullgarinë, ndërkaq për Shqipërinë ka vlerësuar se është e gatshme të fillojë negociatat.
“Komisioni konsideron se në konferencën ndërqeveritare të parë Shqipëria i ka plotësuar të gjitha kushtet, duke ju falënderuar reformave të rëndësishme në Kodin Zgjedhor, sundimin e së drejtës dhe sistemit gjyqësor, përfshirë këtu edhe vetingun në gjykata dhe prokurori. Maqedonia e Veriut e mban tempon e zbatimit të reformave evropiane, por është e rëndësishme që shpejtë të gjenden zgjidhje të përbashkëta dhe të pranueshme për çështjet bilaterale mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë”, theksoi në paraqitjen e tij Varheji në Forumin ekonomik në Tiranë.