Varrosen 50 viktima të Srebrenicës, 27 vjet pas gjenocidit

Eshtrat e 50 viktimave të gjenocidit në Srebrenicë, të identifikuara së voni, u varrosën të hënën në Qendrën Përkujtimore Potoçari, aty ku ndodhen varret e mbi 6 mijë e 670 viktimave të tjera.

Marketing

Sot në Bosnje e Hercegovinë u shënua 27-vjetori i masakrës, në të cilën forcat serbe vranë mbi 8 mijë burra dhe djem myslimanë, gjatë luftës së viteve ’90.

Masakra është cilësuar si mizoria më e rëndë në Evropë që prej përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, ndërsa Gjykata Ndërkombëtare e Hagës e ka njohur si gjenocid.

Në Potoçari, ceremonitë përkujtimore të masakrës i ndoqën mijëra veta.

Marketing