Ballina Lajme Kosovë Varrosen çifti nga Malisheva që ndërruan jetë nga aksidenti tragjik në Podujevë

Varrosen çifti nga Malisheva që ndërruan jetë nga aksidenti tragjik në Podujevë

Çifti mërgimtar, Shemsedin dhe Mervete Sopaj, janë varrosur në Malishevë, pasi vdiqën si rezultat i një aksidenti në magjistralen Prishtinë-Podujevë.
Çifti Sopaj po ktheheshin në vendlindje nga Sllovenia kur ndodhi aksidenti tragjik.

Marketing

Ata ishin bashkë me dy fëmijët e tyre të cilët kanë shpëtuar, dhe aktualisht po trajtohen në spital, njëri në Ortopedi e tjetri në Neurokirurgji.

Shoferi i autobusit me të cilin është përplasur makina është arrestuar dhe është kërkuar caktimi i masës së paraburgimit për 30 ditë.

Marketing
Exit mobile version