Varviciotis: Qeveria greke po e ndjekë zbatimin e Marrëveshjes së Prespës

Qeveria greke përmes një komisioni e ndjekë zbatimin e Marrëveshjes së Prespës, zbuloi ministri alternativ grek i Punëve të Jashtme, Miltiadis Varviciotis, në intervistë për radion greke “Parapolitika”, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Marketing

“Ekziston një komision i cili është për librat, ndërkaq nga ana tjetër ekziston një komision që në emër të qeverisë greke, e ndjekë zbatimin e kësaj marrëveshje”, tha Varviciotis në intervistë.

Ministri alternativ grek i Punëve të Jashtme shtoi se Marrëveshja e Prespës është marrëveshje e cila “nuk u përgjigjet standardeve, standardeve nacionale” të palës greke dhe sqaroi se ata si qeveri, tani po përballen me pasojat, përkatësisht menaxhojnë me zbatimin e marrëveshjes dhe me “çështjen lidhur me prodhimet greke që e mbajnë termin Maqedoni”.