Ballina Lajme Maqedoni Vazhdojnë kontrollet në trafik, ja sa gjoba ka vetëm në Shkup

Vazhdojnë kontrollet në trafik, ja sa gjoba ka vetëm në Shkup

Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme vetëm në territorin e Shkupit janë regjistruar gjithsejtë 131 shkelje të rregullave në trafik.

Marketing

Sipas njoftimit të MPB-së, 16 gjoba për tejkalim të shpejtësisë, 9 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 6 për makina teknikisht të parregullta.

Janë shqiptuar dhe2 gjoba për vozitës fillestar, 10 për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, 3 për mosvënien e rripit të sigurisë, 7 gjoba të tjera për kalim në të kuqe në semaforë.

Nga MPB-ja njoftojnë se kontrollet e shtuara do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, andaj apelojnë për respektim të rregullave të trafikut.

Exit mobile version