Vazhdojnë përballjet interesante në Kupën e Botës, këto janë ndeshjet që zhvillohen sot

Pas Anglisë, Holandës, Senegalit dhe SHBA’së, sot do të mësohen edhe katër kombëtaret e tjera që do të kalojnë në fazën eliminuese të Kupës së Botës, transmeton Gazeta Metro.

Marketing

Në ora 16:00 do të zhvillohen ndeshjet e fundit të grupit D, ku vëmendja kryesore pritet të jetë në duelin mes Australisë dhe Danimarkës.

Australia është në pozitën e dytë me tre pikë të grumbulluara, kurse danezët janë në vendin e tretë me vetëm një pikë. Kësisoj, Danimarkës sonte i duhet një fitore për të kaluar në raundin tjetër.

Ndeshja tjetër e këtij grupi luhet mes Tunizisë dhe Francës. Kampioni në fuqi i Kupës së Botës me gjashtë pikë të mbledhura veçse e ka siguruar pjesëmarrjen, kurse Tunizia është në pozitën e fundit me një pikë dhe ka shumë pak gjasa që t’i kalojë grupet.

Më interesante pritet të jenë ballafaqimet e grupit C në ora 20:00, pasi që të gjitha kombëtaret janë ‘në lojë’.

Argjentina do të përballet me Poloninë që momentalisht mban kreun e tabelës me katër pikë, kurse Arabia Saudite e vendit të tretë luan ndaj Meksikës.