Ballina Lajme Maqedoni Vazhdojnë punimet për Çair më të gjelbërt, Ganiu dhe Muça inspektuan punimet...

Vazhdojnë punimet për Çair më të gjelbërt, Ganiu dhe Muça inspektuan punimet në lagjen Fushë Topanë

Kryetari i komunsë së Çairit Visar Ganiu dhe Dejtori i Ndërmarrjes Publike “Parqet dhe Gjelbërime” Ardijan Muça, çdo ditë e më tepër po e bëjnë Çairin më të gjelbërt. Këtë punë të shkëlqyeshme ata e kanë vazhduar edhe sot në parkun qëndror në lagjen Fushë Topanë, ku inspektuan punimet që po zhvillohen intenzivisht për rregullimin e tij në sipërfaqe të përgjithshme prej 10 000 m2.
Komuna e Çairit do të përkujdeset që parku i ri të ketë:
– ulëse të reja të parkut
– shporta për mbeturina
– korsi për qarkullimin e qytetarëve
– dy kënde me lojëra për fëmijë
– ndriçim të ri publik dhe
– fitnes zona në hapësirë të hapur.

Marketing
Marketing
Exit mobile version