Vazhdojnë shkarkimet e mbështetësve të Grupit të Zjarrit

Vazhdojnë shkarkimet e drejtorave nga radhët e BDI-së të cilët kanë mendim ndryshe brenda partisë.

Marketing

Kësaj here është shkarkuar Ajrulla Mustafa Drejtor organizativ në EPSH Klinika për Gjinekologji dhe Obstetrikë – Shkup

Mustafa në profilin e tij në Facebook ka shkruar:

Të dashur miq,

Para disa ditëve më 24.03.2023 edhe zyrtarisht pranova vendimin për shkarkimin tim nga posti i Drejtorit organizativ në EPSH Klinika për Gjinekologji dhe Obstetrikë – Shkup.

Edhe pse nuk më janë bërë të qarta arsyet e shkarkimit nga kompetentët, le të kuptohet se arsyja e vetme është mendimi ndryshe përmbrënda partisë.
Me këtë rast, dëshirojë që të falenderojë të gjithë për bashkëpunimin gjatë këtyre tre viteve në veçanti stafin drejtues dhe të punësuarit në Klinikën për Gjinekologji dhe Obstetrikë – Shkup.
Të gjithë bashkërisht punuam me dinjitet dhe profesionalizëm duke dhëne maksimumin e mundshëm në shërbim të qytetarëve/pacientëve.
Jam munduar që në çdo kohë të jem i kapshëm për të gjithë qytetarët pa dallime, për të gjithë ata të cilët kanë pasur nevojë për shërbimet tona.
Gjithashtu, dëshirojë të falenderoj edhe subjektin që i takojë Bashkimin Demokratik për Integrim për besimin e dhënë që gjatë këtyre viteve të drejtoj një institucion shëndetësor të rëndësishëm në vend.

Unë do të vazhdoj aktivitetin tim politik si anëtar i kryesisë së BDI Dega-Saraj dhe do vazhdoj të jem mbështetës i mendimit ndryshe si shumë e shumë të tjerë, këtë e bëj me bindje të thellë dhe jam i sigurt që koha do e dëshmojë se kemi patur të drejtë.

Me respekt,
Ajrulla Mustafa

Marketing