Ballina Aktuale Vazhdon dialogu ndërmjet Shkupit dhe Sofjes

Vazhdon dialogu ndërmjet Shkupit dhe Sofjes

Këtë javë vazhdon dialogu intensiv ndërmjet grupeve të punës së Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, të cilat i dakorduan kryeministrat e të dy vendeve Dimitar Kovaçevski dhe Kiril Petkov.

Marketing

Pas bisedave të javës së kaluar në Sofje, është planifikuar edhe një takim i ri për pakon e çështjeve politike, këtë herë në Shkup.

Të dy vendet i definuan çështjet prioritare për të cilat do të kërkohet zgjidhje.

Për palën maqedonase janë çështjet e identitetit në kornizën negociuese si zgjidhje evropiane, ndërsa për palën bullgare çështja e bullgarëve në Maqedoninë e Veriut.

Exit mobile version