Ballina Lajme Kosovë Vazhdon fluksi në kufi, deri në dy orë pritje për të dalë...

Vazhdon fluksi në kufi, deri në dy orë pritje për të dalë nga Kosova

Deri në dy orë janë pritjet e udhëtarëve për të dalë nga Kosova, prej kufirit në Merdare këtë të diel.

Marketing

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, njofton se pritja në pikën kufitare në Merdare është 2 orë.

Ndërsa, për të hyrë në Kosovë pritjet janë 5-10 minuta. Kolona e automjeteve raportohet se është rreth 500 metra e gjatë.

Në pikën Kufitare të Dheu i Bardhë pritjet për të dalë nga Kosova janë 30 minuta. Pikat tjera kufitare të Kosovës me shtetet fqinje janë më pak të ngarkuar.

Pritjet hyrje-dalje janë jo më shumë se 15 minuta dhe nuk raportohet për kolona të gjata.

Marketing
Exit mobile version