Ballina Lajme Maqedoni Vazhdon gjykimi për “Llaskarcën”

Vazhdon gjykimi për “Llaskarcën”

Në Gjykatën penale në Shkup sot duhet të vazhdojë gjykimi për rastin e “Llasakrcës” e cila ka të bëjë me aksidentin e autobusit që ndodhi para dy vitesh ku jetën e humbën 16 persona, ndërsa u lënduan mbi 30 persona.

Marketing

Rastin e udhëheq gjykatësja Dijana Gruevska Ilievska, ndërsa përfaqësues i akuzës është prokurori publik, Darko Jakimovski.

Të akuzuar janë Durmish Beluli, pronar i “Durmo Tursit”, përgjegjësi për transportin në kompani, Remzi Miftari dhe shoferi i autobusit, Manoill Trifunovski të cilët ngarkohen për vepra të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion, si dhe tre të punësuar në stacionin për kontrolle teknike Igor Gjoergjievski, Goran Dukovski dhe Jane Bovarski për pjesëmarrje në të njëjtën vepër.

Aksidenti i autobusit ndodhi më 13 shkurt 2019 rreth orës 17 në atarin e fshatit Llaskarcë të Shkupit ku jetën e humbën 16 persona. Autobusi i kompanisë “’Durmo Turs” ka pasur për relacion rrugën Shkup- Gostivar me 51 pasagjerë të gjithë nga Gostivari.

Exit mobile version