Vazhdon gjykimi për organizatorët e 27 prillit

Në Gjykatën Penale të Shkupit sot duhet të vazhdojë gjykimi për organizatorët e ngjarjeve të 27 prillit në Kuvend. Me propozim nga mbrojtja, sot duhet të dëgjohen tetë deputetë nga përbërja e vjetër, dhe në mesin e tyre është edhe Talat Xhaferi.

Marketing

Rasti ndodhen në procedurë dëshmuese, ndërsa në seancën e kaluar me propozim të mbrojtjes ishte ish-kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanoski. U dëgjuan më shumë deputetë, Ilija Dimovski, Bllagoj Despotovski, Vesna Damçevska Ilievska dhe Vesna Pemova.

Lëndën e udhëheq gjyqtari Ilija Trpkov, ndërsa përfaqësues i prokurorisë është Vilma Ruskovska.

Të akuzuarit në këtë rast janë ish-kreu i Kuvendit, Trajko Veljanovski, ish-ministrat e Transportit dhe Lidhjeve dhe Arsimit Mile Janakieski dhe Spiro Ristovski si dhe ish-drejtori i DSK-së, Vladimir Atanasovski.

Marketing