Vazhdon gjykimi për zjarrin në spitalin modular të Tetovës

Sot në orën 10:00 në Gjykatën Themelore në Tetovë duhet të vazhdojë gjykimi për zjarrin në spitalin modular të Tetovës, që ndodhi më 8 shtator 2021, ku jetët i humbën 14 persona, ndërsa dhjetëra të tjerë ishin lënduar.
Gjykimi filloi para tri javëve, më 7 dhjetor, pasi nga shtatori e deri në këtë muaj, fillimi i procesit gjyqësor në vazhdimësi ishte shtyrë.

Marketing

Paraprakisht në gjykatë drejtorët Florin Besimi dhe Artan Etemi si dhe mjeku Boban Vuçevski dhe Spitali klinik i Tetovës, si person juridik, kanë theksuar se e kuptojnë akuzën, por nuk e pranojnë fajësinë dhe se nuk i kanë kryer veprat për të cilat akuzohen.