Ballina Aktuale Vazhdon kriza në Shqipëri, edhe Lezha në gjendje të jashtëzakonshme

Vazhdon kriza në Shqipëri, edhe Lezha në gjendje të jashtëzakonshme

Qeveria do të përfshijë sot edhe Lezhën në perimetrin e statusit të veçantë të Gjendjes së Jashtëzakonshme nga Emergjenca Natyrore.

Marketing

Lajmin e dha vetë kryeministri Rama teksa pa nga afër dëmet në pallate e banesa, ku përsëriti lutjen për durim.

“Kjo që na ka rënë në kurriz nuk është as shaka, as film, as sfidë e zakonshme e këtij shteti me trup ende të paformuar sa duhet! Kjo është sprovë që tundi tokën shqiptare dhe na këputi në shpirt e në trup! Prandaj gishtin kokës të gjithë së bashku dhe o ia dalim bashkë o hajër nuk bëjmë më kurrë!”, tha Rama.

Marketing
Exit mobile version