Vazhdon ‘lufta’ Twitter-Trump, media sociale mbyll një llogari që shpërndate postimet e ish-presidentit

Twitter ka pezulluar një llogari që shpërndante poste nga platforma e re e komunikimit të ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump.

Një zëdhënës i kompanisë tha se llogaria @DJTDesk ka shkelur politikat e sigurisë nga shpërndarja e përmbajtjeve në “bashkëpunim me një llogari të pezulluar” , siç është adresa zyrtare e Trump.

Trump u përjashtua nga platforma Twitter në Janar pasi ai shprehu mbështetje për ata që sulmuan Capitolin.

Marketing

Ai nisi platformën e tij të komunikimit të titulluar ‘From the Desk of Donald J Trump’ të martën.

Image