Ballina Aktuale Vazhdon seanca për rastin “Titanik”

Vazhdon seanca për rastin “Titanik”

Në Gjykatën Penale në Shkup për sot janë caktuar seanca të reja për rastin “Titanik” dhe “Titanik 3” të Prokurorisë Speciale Publike.

Marketing

Seanca e fundit për këtë rast u anulua për shkak të mungesës së ish kryeministrit Nikolla Gruevski i cili është në arrati në Hungari, si dhe ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski dhe ish-Sekretari i Përgjithshëm i Qeverisë Kirill Bozhinovski të cilët janë në paraburgim në burgun “Shkup”.

Gjykata do të duhet të deklarohet për kërkesën e përfaqësuesit të ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, që ai të gjykohet në mungesë.

Exit mobile version