Vazhdon shkëlqimi i Lukaku – belgu i jep tri pikët Interit nga ndeshja me Udinese

Inter ka shënuar fitoren e radhës në Serie A, krejt kjo falë formës spektakolare të Romelu Lukaku.

Marketing

Inter kanë mposhtur Udinesen me rezultatin 0:2, për të arkëtuar tri pikë të reja në Serie A.
Në këtë ndeshje ishte Romelu Lukaku ai që vodhi spektaklin duke realizuar dy gola për skuadrën e tij.

Fillimisht, belgu gjeti rrugën e golit në minutën e 64’, duke shfrytëzuar asistimin e Nicolo Barella, për të zhbllokuar shifrat e takimit.

Vetëm shtatë minuta më vonë, Lukaku gjeti edhe një herë golin, kësaj radhe duke u treguar i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

Këto tri pikë ishin shumë të rëndësishme për Inter, pasi tashmë ‘Zikaltrit’ ngritën në 51 pikë dhe mbajnë në vetëm tri pikë distancën me liderët e Juventus.
Udinese në anën tjetër mbetet me 24 pikë, në pozitën e 15-të në tabelë.