Ballina Showbiz Vazhdon tensioni mes Princit Harry dhe shtypit britanik, ai hedh në gjyq...

Vazhdon tensioni mes Princit Harry dhe shtypit britanik, ai hedh në gjyq edhe dy tabloide tjera

Përveq veprimeve ligjore që i ndërrmori gundër Gazetave të Asociuara në fillim të kësaj jave, Princi Harry po padit edhe pronarët e The Sun dhe The Daily Mirror.
BBC News konfirmoi përmes Pallatit Buckingham se paditë ishin ngritur kundër këtyre dy gazetave nga Princi Harry. Ai po i akuzon ata për ndëgjim telefonatash, megjithëse nuk është e qartë cilat janë specifikat ose kur dyshohet se ka ndodhur ndëgjimi.

Marketing

Kjo nuk përfshin letrën nga çështja Daily Mail e raportuar në fillim të kësaj jave.

Prince Harry hedh në gjyq tabloidin, “Nuk dua të jem dëshmitar i vuajtjes së gruas time”
Nuk është sekret që shtypi britanik ka demonizuar Meghan Markle për një numër gjërash. Ata e kanë kritikuar stilin e saj të prindërimit, kanë bërë komente të vrazhda në lidhje me zgjedhjen e saj të veshjeve dhe e kanë quajtur shumë të pandjeshme dhe të urryer.Burimet kanë thënë se Meghan është e stresuar nga të gjitha vëmendja e keqe që ajo ka marrë më parë dhe thotë se kjo ndikon në gjendjen e saj mendore, por natyrisht, kjo nuk e ka ndaluar atë.

Pra, tani, Princi Harry po kërkon veprim juridik kundër një prej shkelësve më të mëdhenj, Gazetat e Asociuara, botuesit të Daily Mail.

Marketing
Exit mobile version