Numri i rasteve të reja me Kovid-19 po zvogëlohet. Vaksinimi do të zhvillohet pa ndërprerë në të gjitha pikat e shtetit, ndërsa tek qytetarët interesi për vaksinim çdo ditë rritet. Vaksinimi zbatohet sipas Planit nacional për imunizim.
Gjatë ditës së djeshme filloi vaksinimi i personave me sëmundje të rralla të vendosur në Regjistrin nacional për sëmundje të rralla. Vaksinimi do të bëhet në ditët në vijim në pikat e vaksinimit në QS A1 “Boris Trajkovski” në Shkup.
“Vaksinohen edhe prindërit dhe tutorët e fëmijëve të mitur nga ky regjistër i cili ka rreth 60 diagnoza të ndryshme të sëmundjeve të rralla. Përveç këtyre personave do të vaksinohen edhe pacientët me fibrozë cistike. Në këtë kategori do të vaksinohen edhe prindërit dhe tutorët e personave të mitur me Fibrozë cistike”,kumtoi Ministria e Shëndetësisë.
Këtë javë përfundon edhe vaksinimi i rreth 2000 pacientëve të cilët janë në dializë, presin organ në listën e transplantimit, kanë ogan transplantues ose edhe vetë janë dhurues.