Ballina Aktuale Vdekja e foshnjës 14 muajshe – Kontroll i jashtëzakonshëm në Klinikën e...

Vdekja e foshnjës 14 muajshe – Kontroll i jashtëzakonshëm në Klinikën e Fëmijëve dhe Spitalin e Kozles

Nga inspektorati thonë se procedura hetimore do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.

“Mbledhja e parë  në mëngjes ishte me drejtorin, ekipi tash është në terren, komisioni është formuar dhe ndodhet në terren për punë që ti hulumtojë të gjitha faktet dhe argumentet”, tha Arben Taravari.

Fronti Evropian  për rastin e foshnjës bënë përgjegjës ministrin Taravarin dhe drejtorin Rexhep Memedi, prej të cilëve kërkon dorëheqje.

“Ne i bëjmë thirrje, Arben largohu, ik, çliro shqiptarët dhe të gjithë të tjerët mos i merre në qafë, ti humbe zgjedhjet dhe je aty si i preferuar i Mickoskit dhe VMRO-së. Historia do të kujtojë si vazalë dhe i paaftë. BDI kërkon nga personat kompetent përgjegjësi morale për rastin në fjalë dhe hetim të plotë”, tha Diana Toska, deputete.

LSDM-ja opozitare kërkon përgjegjësi dhe proces sa më transparent.

“Informacionet e konfirmuara se foshnjës i është refuzuar shtrimi në spital janë jashtëzakonisht shqetësuese. Ky është rasti i dytë tragjik brenda një jave në objektet shëndetësore. LSDM kërkon analizë më të thellë dhe transparencë të plotë në procesin e përcaktimit të përgjegjësisë. Opinioni meriton të dijë se ku janë bërë dështimet”, thonw nga LSDM.

Dy ditë më parë, foshnja ishte dërguar në klinikën e Kozles, dhe pas përkeqësimit të situatës shëndetësore me ambulancë të shpejtë është dërguar në reaminacionin e Klinikës së Fëmijëve, ku edhe ndërroi jetë.

Foshnja në reaminacion është pranuar me takikardi të rëndë, me saturim 70 për qind apo pengesa në frymëmarrje, dhe diagnoza e dhënë ishte bronkit, pra bronkopneumoni masive.

Prindërit thanë se tre herë e kanë dërguar foshnjën në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve, por  atje i kanë refuzuar nën pretekstin se foshnja është në gjendje të mirë shëndetësore./ Alsat.mk

Marketing
Exit mobile version