Ballina Lajme Shqipëri Vdekja e ish-presidentit Bujar Nishani, qeveria shpall 2 qershorin ditë zie

Vdekja e ish-presidentit Bujar Nishani, qeveria shpall 2 qershorin ditë zie

Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU << Publikuar në : 14:14 - 01/06/22 | Qeveria shqiptare ka shpallur ditë zie 2 qershorin pas ndarjes nga jeta të ish-presidentit Bujar Nishani. Në një vendim qeverie është vendosur se në nderim të ish-presidentit dita e nesërme të jetë ditë zie kombëtare. Ditën e nesërme flamuri shqiptar në të gjitha institucionet do të ulen në gjysmështizë, në nderim të ish-presidentit Nishani, i cili u nda nga jeta ditën e shtunë në një spital në Gjermani. Ceremonia e homazheve shtetërore do të organizohet ditën e enjte, datë 2.6.2022, nga ora 10:00 deri në orën 12:00, në mjediset e institucionit të Presidencës. Ndërsa Këshilli i Ministrave ka caktuar se shpenzimet e varrimit dhe të ceremonialit të përballohen nga buxheti i miratuar për Kryeministrinë për vitin 2022. V E N D I M PËR SHPALLJEN DITË ZIE KOMBËTARE NË NDERIM TË TË NDJERIT, Z. BUJAR NISHANI, ISH-PRESIDENT, ISH-MINISTËR DHE ISH-DEPUTET Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 4, të nenit 4, të ligjit nr.8926, datë 22.7.2002, “Për formën dhe përmasat e flamurit kombëtar, përmbajtjen e himnit kombëtar, formën dhe përmasat e stemës së Republikës të Shqipërisë dhe mënyrën e përdorimit të tyre”, dhe në vijim të pikës 12, të kapitullit VI, të ceremonialit shtetëror të Republikës së Shqipërisë, miratuar me vendimin nr.420, datë 8.6.2016, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit, Këshilli i Ministrave V E N D O S I: Shpalljen ditë zie kombëtare, ditën e enjte, datë 2.6.2022, në nderim të të ndjerit, z. Bujar Nishani, ish-President i Republikës së Shqipërisë, ish-ministër dhe ish-deputet. Në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike të ulet flamuri kombëtar në gjysmështizë. Ceremonia e homazheve të organizohet ditën e enjte, datë 2.6.2022, nga ora 10:00 deri në orën 12:00, në mjediset e institucionit të Presidencës. Shpenzimet e varrimit dhe të ceremonialit të përballohen nga buxheti i miratuar për Kryeministrinë për vitin 2022. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë. K R Y E M I N I S T R I EDI RAMA Në mungesë dhe me porosi ZËVENDËSKRYEMINISTRI ARBEN AHMETAJ

Marketing
Exit mobile version