Ballina Lajme Maqedoni Vdekja e Valdetes, humbje e madhe për UNT-në

Vdekja e Valdetes, humbje e madhe për UNT-në

Universiteti “Nënë Tereza” nëpërmjet një postimi në Facebook, ka shprehur ngushëllime për humbjen e 30-vjeçares Valdete Hamitit, asistente e Fakultetit të Informatikës në këtë universitet, njëherësh nënë e dy fëmijëve të mitur.

Marketing

Postimi i plotë i Universitetit Nënë Tereza
“Një humbje e madhe për UNT-në
Me pikëllim ju informojmë se mes viktimave të aksidentit tragjik në autostradën Shkup-Tetovë është edhe kolegia jonë MSc Valdete Hamiti, asistente në Fakultetin e Informatikës.
Kolegët, por sidomos studentët humbën një profesoreshë të shkëlqyer, universiteti një kuadër tepër të çmuar.
Prehu në paqe kolege Valdete Hamiti!”, shkruan UNT në profilin zyrtar në Facebook

Marketing
Exit mobile version