Vdes 24-vjeçarja shqiptare në një aksident në Itali

Një 24-vjeçare shqiptare ka vdekur në Itali si pasojë e një aksidenti.

Marketing

Diana Galicaj ishte duke udhëtuar me veturën e saj të tipit “Volkswagen Lupo” dhe u përplas me gardhin e një shtëpie pranë Castelguglielmo.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë zjarrfikësit, të cilët e kanë nxjerrë 24-vjeçaren nga makina.

Ajo vdiq në spital, duke mos mundur t’u bëjë ballë plagëve të marra, raporton Abcnews.al, përcjell Klankosova.tv.

Shqiptarja kishte pak kohë që kishte nisur punën në qendrën logjistike Amazon në Castelguglielmo.

Marketing