Vdes boksieri amerikan, katër ditë pasi e lëndoi trurin gjatë një meçi

Boksieri Patrick Day ka vdekur në moshën 27-vjeçare, katër ditë pasi e pësoi një lëndim në tru gjatë një meçi kundër Charles Conwell.

Marketing

Amerikani përfundoi në koma pas meçit të së shtunës, pasi ishte nokautuar në rundin e 10-të të duelit në kategorinë e mesme të boksit profesionist në SHBA.

Promotori i tij, Lou Dibella, konfirmoi se Day vdiq të mërkurën në mbrëmje i rrethuar nga familja, miqtë e afërm dhe anëtarët e ekipit të tij të boksit.
“Ai ishte bir, vëlla dhe mik i mirë për shumë njerëz”, tha ai.

Day u nxor nga ringu i boksit në barelë pas përfundimit të meçit dhe u dërgua direkt në spital, ku qëndroi katër ditë në koma para se të vdiste të mërkurën në mbrëmje.

Marketing