Vdes i arrestuari që ishte hospitalizuar në kompleksin e klinikave “Nëna Tereza”

Në SPB Shkup mbrëmë rreth orës 00:50 është paraqitur se në Repartin e arrestimeve, repart pranë kompleksit të klinikave “Nëna Terezë” është gjetur i vdekur personi i arrestuar I.T.(62).

Marketing

Siç informojnë nga MPB i arrestuari është hospitalizuar, ndërsa rreth orës 00:15 i është përkeqësuar gjendja pas së cilës nga mjeku i Ndihmës së shpejtë mjekësore është konstatuar vdekja.

Kontroll në vend ka kryer ekipi i SPB-së Shkup dhe me urdhër të Prokurorit Publik trupi është dhënë në mjekësinë gjyqësore për autopsi.