Vdes i riu italian, u përplas me Jet Ski në plazhin e Velipojës

Ka vdekur njëri nga dy italianët, që u përplasën derisa po bënin manovra të gabuara me jet ski, në plazhin e Velipojës.

Marketing

19-vjeçari ka dhënë frymën e fundit në Spitalin Rajonal të Shkodrës, raporton Top Channel.

Sipas policisë, N. L., 19 vjeç dhe S. D., 20 vjeç, po lundronin jashtë perimetrit të sigurisë dhe si pasojë e manovrave të gabuara janë përplasur me njëri-tjetrin.

Marketing