Ballina Sport Vdes ish-futbollisti i Real Madridit pasi pësoi aksident të rëndë

Vdes ish-futbollisti i Real Madridit pasi pësoi aksident të rëndë

Ish-futbollisti kolumbian, Freddy Rincon ka ndërruar jetë në moshën 55 vjeçare pas dëmtimeve të rënda në kokë që i pësoi në një aksident me veturë në qytetin e Calit ditë më parë.

Marketing

Rincon kishte pësuar lëndime të rënda pasi vetura të cilën po e voziste ishte përplasur me një autobus të hënën, njofton “Sky Sport”.

Laureano Quintero, drejtor i spitalit Imbanaco Clinic në Cali ku Rincon ishte duke u trajtuar, ju tha reporterëve: “Përkundër përkushtimit dhe punës së pandalshme të stafit tonë, Freddy Eusebio Rincon Valencia nuk ia doli dot”, theksoi ai.

Rincon dikur ishte mesfushor që luante për ekipet kolumbiane Santa Fe e America de Cali, ndërsa kishte eksperiencë edhe në Evropë, ku kishte luajtur për Napolin dhe Real Madridin.

Exit mobile version