Vdes ish-presidenti i Realit, shkak virusi korona

Ish- presidenti i Realit të Madridit, 76-vjeçari Lorenco Sanz është ndarë nga jeta pasi u prek nga koronavirus. Ai vdiq në spital ku kishte shkuar në fillim të javës, ndërsa familja besonte se mund të ishte prekur nga koronavirusi.

Marketing

Sanz rezultoi pozitiv në test, ndërsa vdekja e tij mesohet se ka ardhur për shkak të mosfunksionimit të veshkave. Sanz kishte qenë presidenti i klubit të njohur spanjoll, prej vitit 1995 deri në vitin 2000.

Ai u bë popullor në vend, pasi arriti të fitonte kampionatin spanjoll dhe Champions-in kundër Juventusit.

Marketing