Vdes legjenda e Italisë, Gianluca Vialli

Legjenda e Italisë, Gianluca Vialli, është ndarë nga jeta në moshën 58-vjeçare, pas një sëmundje të shkurtër.

Marketing

Gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua rreth datës 20 dhjetor, dhe ishte shtruar në një spital në Londër, në të njëjtën klinikë ku ishte duke u trajtuar më parë.

Ai do të kujtohet si një nga sulmuesit më të mirë italianë përgjatë periudhës së viteve 80-ta dhe 90-ta.

Vialli karrierën e nisi në Cremona, për të vazhduar më pas në Serie A, në Sampdoria, ku arriti të fitonte tri Kupa të Italisë, dhe një Scudetto. Ai karrierën më pastaj e kishte vazhduar me fanellën e Juventusit, ku luajti edhe në Ligën e Kampionëve.

Në vitin 1996 karriera e tij sportive mori një kthesë, ai shkoi në Chelsea me rolin e dyfishtë të lojtarit dhe menaxherit.

Më pas Gianluca Vialli u vendos përgjithmonë në Londër, ku vdiq pas një beteje të vështirë kundër kancerit të pankreasit, që kishte kompromentuar rëndë jetën e tij personale dhe të punës.

Karizma dhe talenti i Gianluca Viallit do të mbeten të pashlyeshme në historinë e futbollit. Në fakt, ai mban disa rekorde të jashtëzakonshme: ai është një nga nëntë futbollistët në botë që ka fituar të tri garat kryesore të UEFA-s .