Një punonjëse më e vjetër në ambasadën zvicerane të Teheranit vdiq të martën pasi ra nga një ndërtesë shumëkatëshe në të cilën ajo jetonte në veri të Iranit.
Anëtarja e stafit ishte një 51 vjeçare. Kështu u bë e ditur nga zëdhënësi i shërbimeve emergjente i , raporton agjencia e lajmeve Fars.
Ajo ishte punëtorja e dytë me pozitë të lartë në ambasadë dhe jetonte në katin e 18 të ndërtesës.
Në asnjë raport nuk janë dhënë informacione tjera shtesë lidhur me rrethanat e vdekjes së saj.
Zvicra ka përfaqësuar interesat diplomatike të SHBA në Iran qëkur Washingtoni dhe Teherani ndërprenë lidhjet menjëherë pas Revolucionit Islamik të vitit 1979.