Futbollisti francez, Nathael Julan ka mbetur i vdekur në moshën 23 vjeçare në një aksident me makinë.
Sipas policisë aksidenti ndodhi afër qytetit të Saint-Brieucm, pasi futbollisti kishte përfunduar stërvitjet.
Klubi i tij Guingamp e ka konfirmuar vdekjen e futbollistit të tyre, duke thënë “Në këtë ditë tragjike të gjithë anëtarët e klubit bashkohen për t’i dërguar ngushëllimet e tyre familjes së Nathael”.
Pas këtij lajmi klubi francez e anuluoi ndeshjen miqësore kundër Concarneau që do të luhej gjatë të dielës.
Julan u bashkua me këtë skuadër në vitin 2018 kurse karrierën e kishte filluar me klubin Le Havre.