Ka vdekur veterani i luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sali Morina nga fshati Akrashticë.
“Me dhembje të thellë dhe pikëllim, ju njoftojmë për vdekjen e veteranit të UÇK-së, Salih Morina nga fshati Akrashticë. I ndjeri ishte ushtar i Brigadës 142 ZOSH, kurse neve na mbetet t’iu thurim lavde e merita atdhetarëve të tillë! Varrimi bëhet sot në orën 17:00, në varrezat e fshatit Akrashticë. Lavdi e përjetshme”, thuhet në njoftimin e tyre.