Dy të rinj nga Shkupi kanë Humbur jetën në një aksident në autostradën Pragë- Ústí nad Labem të Çekisë.
Bëhet fjalë për M.B (30 vjeç) dhe D.B. (27 vjeç), të cilët po ktheheshin nga vendlindja. Sipas mediave çeke makina është përplasur në urë në drejtim të Ústí nad Labem.
“Sipas gjetjeve fillestare, një automjet BMW doli nga austostada. Dy persona, një shofer dhe një pasagjerë vdiqën në vend”, tha zëdhënësja e policisë Veronika Hyšplerová.