Ballina Lajme Maqedoni Vdiq taksisti nga Shkupi, pësoi infarkt gjatë vozitjes

Vdiq taksisti nga Shkupi, pësoi infarkt gjatë vozitjes

Një taksisti 62-vjeçar nga Shkupi ka pësuar infarkt teksa po transportonte një pasagjer, përcjell TV21. Atij iu keqësua gjendja shëndetësore, pas çka doli nga rruga dhe goditi një dru.

Marketing

Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit është transportuar në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori”, ku nga ana e mjekut u konstatua se ka vdekur si pasojë e një ataku kardiak.

“Me datë 31.05.2024, në ora 17:50 në SPB-Shkup është raportuar se në Blv. “Sllovenia” në Shkup, Q.V. (62) nga Shkupi, i cili po drejtonte veturën për taksi “Skoda Rapid” me targa të Shkupit, me të cilën po transportonte një udhëtar, pasi i ishte keqësuar gjendja, me veturë ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë”, thuhet mes tjerash në njoftimin e MPB-së.

Marketing
Exit mobile version