Vedat Muriqi është duke kaluar një moment shumë të mirë në kampionatin spanjoll të futbollit.
Sulmuesi nga Kosova, pasi i shënoi Barcelonës, ka gjetur një tjetër gol këtë fundjave, kësaj here ndaj Rayo Vallecano.
Muriqi, shfrytëzoi një goditje dënimi pranë zonës për ta dërgua topin në rrjetë për herë të katërt që nga fillimi i këtij sezoni të La Liga.
Veç saj, sipas OPTA, Muriqi është lojtari i vetëm që i ka shënuar në katër ndeshjet Rayo Vallecanos, po në kaq përballje në La Liga.