Ballina Sport Vedat Muriqi zbarkon në Spanjë, nesër testet mjekësore (VIDEO)

Vedat Muriqi zbarkon në Spanjë, nesër testet mjekësore (VIDEO)

Vedat Muriqi zbarkoi pak minuta më parë në Spanjë, gati për të nisur eksperiencën e re me fanellën e Mallorcas.

Marketing

Sulmuesi kosovar ka bërë deklaratat e tij të para, duke thënë se është i lumtur me këtë lëvizje, teksa shtoi se mezi pret të fillon stërvitjet me bashkëlojtarët e rinj, njofton Klankosova.tv.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu. Mezi pres të filloj stërvitjen me shokët e mi të skuadrës”, tha Muriqi.

Kosovari nesër do t’u nënshtrohet ekzaminimeve të zakonshme mjekësore para nënshkrimit të kontratës.

Muriqi ka kaluar te Mallorca nga Lazio, në huazim deri në fund të sezonit.

Exit mobile version