Veljanovski del nga gjykata: Unë organizator i 27 prillit. Turp!

Ish-kryeparlamentari Trajko Veljanovski rreth orës 20.00 doli nga gjykata ku dha deklaratë në cilësinë e të dyshuarit për organizimin e ndërhyrjes së dhunshme në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut më 27 prill të vitit të kaluar.

Marketing

Prokuroria Publike kërkon paraburgim për të dhe katër persona të tjerë, por ai është thirrur në imunitetin e deputetit. “Secili që është deputet ka imunitet. Jo ju lutem. 10 vjet kam qenë kryetari i Kuvendit, dhe unë të jem organizator. Turp”, ka thënë Veljanovski. Ndaj tij është ngritur akuza për veprën rrezikim terrorist të rendit kushtetutes dhe sigurisë.