Vëllaznim Mustafa – lojtar i sfidave në Gjeneratën e Republikës 

Hendbolli si çdo sport tjetër ishte në shënjestër të regjimit serb në vitet e 90-ta (1991-1999).

Sportistët shqiptarët përjetuan dhunë të paparë nga milicia serbe. 

Vëllaznim Mustafa i takon Gjeneratës së Republikës dhe ka qenë ndër hendbollistët më të dalluar, që me sukses luajti për Dritën nga Gjilani. 

Marketing

Mustafa sakrifikoi gjithçka për të mirën e sportit. 

Ai asnjëherë nuk u ndal përkundër kërcënimeve nga pushtuesi serb, por me ekipin e tij i zhvilluan garat në fushën e shkollës “Selami Hallaqi” në Gjilan, pastaj në Gërmi, Dumnicë, ”Ganimete Tërbeshi” në Ferizaj etj.  

Mustafa sot ndihet i lumtur që ishte pjesë e gjeneratës së sakrificës dhe iu kundërvunë regjimit serb, duke e mbajtur gjallë sportin.

Marketing