Gjëja më e mirë për të bërë seks është se ju mund ta zgjoni pasionin që keni pasur në fillim
Provoni disa nga vendet që ju ofrohen dhe pasurojeni jetën tuaj seksuale.
Ndërrimi i lokacionit të seksit mund të sjellë pasionin e nevojshëm në jetën tuaj seksuale dhe të sjellë përsëri entuziazmin e humbur.
Si ta nisni mbarë? Ne ju sjellim një listë të vendeve më emocionuese.
A keni provuar ndonjë deri tani?
Në makinë
Hapësirë e vogël, por komode, pasi makina është “çerdhja” e dashurisë për shumë çifte. Filmat dhe reklamat madje e lidhin shpesh seksin me makinat.
Për: Në një makinë të vogël temperatura rritet shpejt dhe nuk duhet shumë për t’u ndier si Kate Winslet në krahët e Leonardo di Caprio-s.
Kundër: për arsye sigurie, duhet përcaktuar situata: ose ta ngasësh ose të ndalosh diku e ta shijosh!
Në zyrë
Është ndjesi fantastike nëse partneri punon me ty, por e rrezikshme, pasi puna mbetet punë!
Për: Frika se mos ju kapin rrit kërshërinë në maksimum.
Kundër: Nëse ndodh që ju zbulojnë, mund të rrezikoni edhe largimin nga puna.
Në plazh
Çfarë ka më romantike se sa perëndimi i diellit në një cep plazhi bosh diku nga jugu? Asgjë, sidomos nëse këtij momenti romantik i shtohet edhe kënaqësia fizike.
Për: Aroma e detit shton dëshirën seksuale, era e lehtë përkëdhel trupat dhe zhurma e dallgëve shton joshjen.
Kundër: Të bësh “scrub” me kokrrizat e rërës apo më keq akoma me gurët e rivierës nuk është shumë e këndshme. ndaj mos harroni diçka për të shtruar poshtë ose shtretërit e plazhit.
Pishina e hotelit
Nëse keni zgjedhur të kaloni pushimet në një hotel, mund të shfrytëzoni pishinën e vogël të tij gjatë natës ose ambientet e saunës. Relaks dhe kënaqësi e paparë fizike!
Për: Jeni pothuajse të zhveshur, është errësirë, ndaj do të jetë më e lehtë për t’u afruar.
Kundër: Zakonisht natën pishinat e hoteleve pastrohen duke iu hedhur dezinfektues, ndaj duhet të jeni të vëmendshëm. Ndërsa në sauna me temperatura që shkojnë deri në 90° bëni kujdes të mos nxitoni. Dalëngadalë!
Në aeroplan
Udhëtimi deri në Turqi për pushime mund të zgjasë më pak se 2 orë, ndaj pse të mos provoni diçka të re në banjën e vogël të avionit tashmë që rrugën e njihni mirë?!
Për: Sipas disa studimeve, lartësia rrit kënaqësinë seksuale.
Kundër: Për të shmangur kapjen në flagrancë, sigurohuni që dyert të mbyllen dhe të veproni shpejt, pasi banjat e avionit kontrollohet shpesh nga stjuardesat.
Banjo e lokalit!
Ndiz pasionin tënd dhe të partnerit teksa në rrëmujën e lokalit të natës, pa e kuptuar askush, ju niseni drejt cepit të ambientit.
Për: Banjat e lokaleve kanë në pjesën më të madhe hapësira të mjaftueshme dhe frika e rrit kënaqësinë.
Kundër: Bëni kujdes të mbyllni dyert nëse nuk doni të kapeni në mes të aksionit!
Në ashensor
Kush nuk ka pasur, sikur një herë të vetme, frikë nga bllokimi i ashensorit? Nëse ndodh këtë herë, “fajin” e ke vetëm ti, pasi ke shtypur “stop”! Kënaqësia është e garantuar!
Për: Ndjesia e boshllëkut, e cila krijohet nga ashensori, shton kënaqësinë seksuale.
Kundër: Nëse ashensori nuk e disponon butonin “stop” dhe juve nuk ju duhet të ngjisni shumë kate, atëherë duhet të jeni shumë, shumë, shumë të shpejtë!
Kinema
Të zhytur në errësirë e të ulur në poltrona komode, është e vështirë të mos tundohesh. Megjithatë ju këshillojmë të shkoni në oraret e paradites, ku shfaqet një film jo shumë i ndjekur, pasi kështu do të shmangni turmën e njerëzve.
Për: Ka shumë mundësi që ti dhe partneri nuk do të mbani mend asgjë nga filmi, por nuk do të harroni kurrë atë paradite magjike.
Kundër: Të humbësh fundit e filmit mund të jetë acaruese. ndaj ju këshillojmë të nisni menjëherë!