Britania e Madhe do të lehtësojë më shumë kufizimet e vendosura për të luftuar COVID-19 pasi fushata e suksesshme e vaksinimit të vendit ndihmon në uljen e rasteve me koronavirusin e ri dhe vdekjeve, tha qeveria më 9 maj.
Kryeministri britanik, Boris Johnson, do të shpallë planin më 10 maj. Aty parashihet që të lejohet aktivitetet në ambiente të mbyllura që nga data 17 maj.
“Programi ynë i suksesshëm i vaksinimit vazhdon. Më shumë se dy të tretat e të rriturve në Mbretërinë e Bashkuar tani kanë bërë vaksinën e parë – dhe ne tani mund të presim me padurim heqjen e kufizimeve me kujdes, por në mënyrë të pakthyeshme”, tha zyra e kryeministrit britanik.
Edhe në vende tjera evropiane numri i të infektuarve, shtrimet në spital dhe vdekjet po ulen pasi një valë e tretë e pandemisë detyroi shumë vende të zbatonin me muaj kufizime.
Më 9 maj në Spanjë përfundoi një gjendje të jashtëzakonshme gjashtë-mujore. Në Gjermani, më shumë se 7 milionë njerëz që janë plotësisht të vaksinuar kundër COVID-19, tani përjashtohen nga shumë kufizime.
Numri i të infektuarve dhe vdekjeve nga COVID-19 vazhdon të bie në Shtetet e Bashkuara, ku 56 për qind e popullatës së rritur ka marrë të paktën një dozë të vaksinës.
Koordinatori i përgjigjes së Shtëpisë së Bardhë për COVID-19, Jeff Zients, tha më 9 maj se zyrtarët janë përqendruar në vaksinimin e më shumë amerikanëve.
Shtetet e Bashkuara, kanë shënuar zyrtarisht mbi 581.000 njerëz nga sëmundja COVID-19.
Por një studim i Universitetit të Uashingtonit vlerësoi këtë javë se numri i vdekjeve është më shumë se 900.000.
Këshilltari i lartë i qeverisë amerikane për pandeminë, Anthony Fauci, tha më 9 maj se ai “nuk ka dyshim” se ka pasur një nënvlerësim të rasteve fatale.
I njëjti studim i Universitetit të Uashingtonit vlerësoi se COVID-19 ka shkaktuar rreth 6.9 milionë vdekje në të gjithë botën, dyfishi i numrit zyrtar të vdekjeve globale.