Ballina Lajme Botë Vendet evropiane shprehin interes për të blerë vaksinat AstraZeneca të Danimarkës

Vendet evropiane shprehin interes për të blerë vaksinat AstraZeneca të Danimarkës

Një numër vendesh evropiane kanë shprehur interes për të blerë vaksinat e padëshiruara AstraZeneca nga Danimarka.

Të mërkurën, Danimarka u bë vendi i parë evropian që braktisi vaksinën COVID të AstraZeneca për shkak të një lidhjeje mes vaksinës dhe mpiksjes së gjakut.

Një ditë më vonë, Instituti i Shëndetit Publik të Norvegjisë gjithashtu rekomandoi kundër përdorimit të mëtejshëm të injektimit me këtë vaksinë.

Marketing

Këto vendime ngrenë pikëpyetje mbi doza e tepërta të vaksinës AstraZeneca në të dy vendet, duke përfshirë 200,000 doza të raportuara në Danimarkë.

Të enjten, drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për Evropën, Hans Kluge, tha se Danimarka po konsideronte ndarjen e dozave të papërdorura me vendet e varfëra.

“Unë e kuptoj që ministria e punëve të jashtme të Danimarkës është e gatshme, ose duke parë tashmë opsionet për ndarjen e vaksinave AstraZeneca me vendet e varfëra,”  tha Kluge një konference virtuale për shtyp.

Kluge shprehu “vlerësimin” e tij që Danimarka po ndiqte rekomandimet e OBSH-së për këtë çështje dhe tregoi simpati me vendimin për të pezulluar vaksinën e AstraZeneca.

Sidoqoftë, OBSH-ja ka përsëritur se injektimi është “i sigurt dhe efektiv” kundër COVID-19 dhe se rreziku i trombozës dhe mpiksjes së gjakut është “shumë më i lartë” nëse merrni virusin.

Ndërkohë, autoritetet daneze kanë thënë se “është e rëndësishme të theksohet se AstraZeneca është ende një vaksinë e aprovuar” dhe nuk përjashtoi përdorimin e saj në të ardhmen.

Marketing
Exit mobile version