Australia miratoi ditën e sotme një ligj i cili do të ndëshkojë rrjetet social dhe çdo shërbim tjetër hostimi që nuk heq përmbajtjet e dhunshme nga platformat e tyre.
Lëvizja vjen pak javë pas sulmit ndaj me armë ndaj dy xhamive në Zelandën Re. Pamjet e sulmit u publikuan në Facebook 1.5 milionë herë.
Nën ligjin e re, platformat duhet të heqin me shpejtësi çdo audio dhe video ku shfaqen apo dëgjohen veprime të dhunshme. Gjithashtu duhet të njoftojnë autoritetet kurdo që zbulojnë materiale ilegale.
Nëse kompaninë dështojnë të heqin përmbajtje të dhunshme, ata mund të gjobiten me 10% të të ardhurave të tyre vjetore. Ligjit madje dënon edhe individët që kanë shërbime hostimi dhe rrezikojnë deri në 2.1 milionë dollarë gjobë e tre vite burgim.
Ligji është i pari në botë dhe kompanitë si Facebook, YouTube dhe Twitter janë të shqetësuara.
Gjigandët e teknologjisë thonë se është censurë e fjalës së lirë sepse mund të detyrohen të heqin postime përpara se dikush tjetër ti ketë parë.
Ato mendojnë se ligji i ri është ngutur për shkak të ngjarjes në Zelandën e Re.