Moti sot do të jetë me diell dhe të ngrohtë, me erë të lehtë deri në mesatare nga drejtimi jugor, temperaturë maksimale deri në 38 gradë dhe Indeksi UV do të jetë 9, ndërsa prej nesër, nën ndikim të masës së ngrohtë të ajrit, priten mbi 40 gradë dhe aktivizim i të a.q. fazë e portokalltë.
Sipas DPHM-ës, vetëm të premten do të ketë rritje të të vranësirave.
Kompetentët bëjnë apel, për shkak të temperaturave të larta të paralajmëruara, të respektohen rekomandimet për mbrojtje, jo vetëm për mosekspozim të drejtpërdrejt të rrezeve të diellit, por edhe për konsum të kujdesshëm të ushqimit, sjelle të drejtë gjatë lëvizjes në ambient të hapur dhe në natyrë, si dhe trajtim të drejtë të kafshëve shtëpiake dhe të fermës.
”Qytetarët të evitojnë qëndrim në ambient të hapur në periudhën kohore nga ora 11:00 e deri më 17:00,
veshje të rrobave të lehta dhe me ngjyrë të ndritshme, konsumim të ushqimit të lehtë dhe lëngje dhe mënyrë higjienike të përgatitjes së ushqimit” theksojnë kompetentët.
Në ditët e ngrohta rekomandohet që qytetarët të qëndrojnë në ambiente të mbyllura, para së gjitha të kondicionuara, ndërsa gjatë qëndrimit të domosdoshëm në ambient të hapur, të gjenden mundësi për pushime më të shpeshta nën hije. Të sëmurët kronikë rregullit duhet ta marrin terapinë e përshkruar.
Agjencia për Ushqim dhe Veterinari (AUV) veçanërisht rekomandon, se moti i nxehtë është rrezik për helmim nga ushqimi. Pemët dhe perimet para përdorimit të pastrohen mirë me ujë, mishi, qumështi dhe vezët në mënyrë termike të përpunohen mirë. Pas përgatitjes ushqimi i ftohur të ruhet në frigorifer. Ushqimi duhet të mbrohet nga insektet, dhe kafshët shtëpiake të cilat mund të vijnë në kontakt me të. Nëse, megjithatë konsumohet në objekte hotelerie, ata të jenë operatorë të cilët kujdesen mirë për higjienën dhe sigurinë e ushqimit dhe të kenë reputacion të mirë. Në objektet për ushqim të shpejtë të evitohen shtesat të cilat nuk qëndrojnë në frigorifer (majonez, keçap, sallata kremi, salca etj..)