Ballina Lajme Botë Vendi që nuk raporton raste dhe ndalon rreptësisht fjalën “koronavirus”

Vendi që nuk raporton raste dhe ndalon rreptësisht fjalën “koronavirus”

Turkmenistani, një vend aziatik me 6 milionë banorë, deklaron se nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirus.

Marketing

Edhe pse vend kufitar me Iranin, që është një nga vatrat e pandemisë, regjimi fsheh informacionet për vendasit dhe nuk jep asnjë shpjegim ose përditësim për Covid-19 që po mban në ankth gjithë pjesën tjetër të planetit.

Sipas organizatës Reporters without Borders, vetë fjala koronavirus është e përjashtuar nga çdo media shtetërore, dhe nuk këshillohet të përdoret në asnjë dalje televizive.

Sakaq, asnjë kronikë mbi përhapjen ndërkombëtare të pandemisë nuk transmetohet në televizion, dhe asnjë informacion nuk jepet nga Ministria e Shëndetësisë.

I vetmi rast ku Covid-19 u përmend, ishte kur presidenti, Gurbanguly Berdymukhamedov, që qeveris vendin nga viti 2007, ka sugjeruar që qytetet të spërkaten me një ekstrakt nga një bimë mjekësore lokale e quajtur harmala, për të zmbrapsur “një armik të padukshëm”.

Kujtojmë se Turkmenistani, është një nga vendet më të pasura me gaz natyror në botë, por edhe një nga më të mbyllurit dhe totalitarët, sipas raporteve ndërkombëtare si World Press Freedom, që e vendosin atë në vendin e fundit.

Marketing
Exit mobile version