Pas mesnate, çmimi i naftës do të ulet për 3 denarë, shkruan TV21. KRRE ka vendosur që për 2,5 denarë të ulet edhe çmimi i benzinës BS-98 dhe BS-95. Edhe çmimi i vajit ekstra të lehtë është ulur për 3 denarë.
Një litër naftë do të shitet për 83,00 denarë/l, një litër benzinë BS-95 do të shitet për 81, denarë/l, ndërsa një litër benzinë BS-98 do të shitet për 83 denarë/l. Vaji ekstra i lehtë do të shitet për 82 denarë/l.