Vendime pune për edukatoret, përkëdhelëset dhe stafin teknik te çerdhja ‘Flutura’ – Kondovë

Sot në çerdhen Filizi u ndanë vendime pune për tetëmbëdhjetë puntore që do të fillojnë të punojnë në objektin ” Flutura” në vendbanimin Kondove vendimet i ndau kryetari i Komunës së Sarajit z.Blerim Bexheti së bashku me drejtoreshën Vjollca Mustafa.
Kryetari Blerim Bexheti, theksoi se ndjehet shumë i lumtur që sot të ndaj vendimet e punësimit për edukatoret, përkëdhelëset dhe stafin teknik që do të punojnë në objektin e çerdhes “Flutura” ju uroi të gjithve që ti gëzojnë vendet e punës me shëndet dhe përkushtim ndaj më të vegjëlve tanë.
Tradicionalisht edhe këtë vitit kryetari Bexheti në festat e fundivitit vizitoi Çerdhen Filizi dhe gëzoi fëmijë me shpërndarjen e pakove gjithashtu e falemenderoi stafin për punën dhe menaxhimin e shkëlqyeshëm dhe ju dëshiroi një vit të rri të mbarë.