Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, Osmani: Është momenti të bëhemi bashkë për t’i thënë “JO” v’rasjes së Marrëveshjes së Ohrit

Bujar Osmani nga BDI tha se janë bërë dy ditë nga sulmi ndaj Marrëveshjes së Ohrit dhe harmonies ndëretnike në vend, por siç tha, në reagimet e tij nuk ka përmendur parti politike dhe s nuk dëshiron ta fajësoj VLEN-in për vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Osmani shtoi se, kjo nuk është betejë partiake por duhet bashkuar për t’i thënë “Jo” vrasjes së MO.

Marketing

“Sot është dita e dytë e sulmit më të madh ndaj Marrëveshjes paqësore të Ohrit dhe harmonisë ndëretnike në vend. Në reagimet e mia deri tani, nuk kam përmendur asnjëherë partitë politike, sepse kjo nuk është çështje e akuzave të ndërsjella mes BDI dhe VLEN.

Unë edhe nuk dua të fajësoj VLEN për vendimin e Gjykatës Kushtetuese, edhe pse Vlen ka përgjegjësi për përpjekjen për ta justifikuar këtë vendim.

Kjo nuk është më një betejë ndëpartiake.

Por është një prej atyre momenteve kur duhet të bashkohemi dhe të themi JO për vrasjen e Marrëveshjes së Paqes të vitit 2001.

VLEN nuk ka arsye të jetë në mbrojtje për këtë vendim të Gjykatës Kushtetuese.

Nëse nuk bashkohemi të gjithë – politikanë, aktorë jopolitikë, intelektualë dhe qytetarë – për të refuzuar këtë goditje vdekjeprurëse ndaj Marrëveshjes së Ohrit dhe barazisë, atëherë kur do ta bëjmë?”, ka shkruar Osmani.

Marketing