Vendimi i La Ligas: Ndeshjet mund të luhen çdo ditë

Ndeshjet në La Liga mund të zhvillohen nga e hëna deri të premten për përfundimin e sezonit 2019/2020. Kjo do të thotë se të gjitha ditët e javës do të jenë në dispozicion të futbollit spanjoll.

Marketing

Federata e Futbollit të Spanjës ka vendosur të mos pengojë La Ligan, e cila planifikon të përdorë të gjitha ditët e kalendarit për përfundimin e sezonit.

Në Spanjë raportohet se La Liga tashmë ka caktuar pesë ndeshje për ditën e hënë.

Shoqata e Futbollit të Spanjës, ka kundërshtuar prej kohësh të luajë ndeshjet në ditën e hënë dhe të premte sepse shkonte kundër dëshirave të tifozëve, por shkaku i rrethanave të jashtëzakonshme, tani ka pranuar kushtet e reja.

Sidoqoftë, mundësia për të luajtur ditën e hënë nuk përjashtohet edhe për sezonin e ardhshëm, kur kihet parasysh se orari mund të jetë shumë i ngjeshur.

Marketing