Ballina Lajme Rajon Vendosën këngën ‘Bella Ciao’ në xhami, Turqia vendos për dy hakerat

Vendosën këngën ‘Bella Ciao’ në xhami, Turqia vendos për dy hakerat

Policia turke arrestoi dy persona, si pjesë e një hetimi për transmetimin e këngës ‘Bella Ciao’ nga disa xhami në Izmir.

Marketing

Banu Ö. u arrestua për vlera fetare degraduese të promovuara publikisht, sipas nenit 216/3 të Kodit Penal turk dhe u la i lirë me masa të kontrollit gjyqësor, ka njoftuar kryetari i prokurorisë publike të Izmirit.

Një person tjetër gjithashtu u la i lirë me masat e kontrollit gjyqësor pasi u mor në arrest, sipas zyrës së prokurorit.

Presidenti i Çeshtjeve Fetare, Ali Erbaş tha se ‘incidenti në muajin e shenjtë të Ramazanit dëmtoi të gjithë muslimanët’ dhe se ata ‘do të ndjekin çështjen deri në fund’.

Të mërkurën në 20 maj, versioni turk i ‘Bella Ciao’, një këngë popullore protestuese në italisht, u dëgjua nga disa xhami në provincën perëndimore të Izmir.

Hakerët depërtuan në sistemet e sigurta të xhamive në Izmir, Turqi për të transmetuar këngën italiane, duke rindezur debate politike dhe fetare në Turqinë e polarizuar.

Marketing
Exit mobile version